Presidenca e BeH-së e miratoi buxhetin shtetëror pas më shumë se një viti, pritet konfirmim nga Kuvendi
- Presidenca e Bosnjë dhe Hercegovinës sot pas më shumë se një viti, unanimisht, në një seancë të jashtëzakonshme, miratoi buxhetin e institucioneve dhe detyrimet ndërkombëtare për vitin 2025, u publikua në ueb-faqen zyrtare të Presidencës.
Sarajevë, 11 nëntor 2025 (MIA) - Presidenca e Bosnjë dhe Hercegovinës sot pas më shumë se një viti, unanimisht, në një seancë të jashtëzakonshme, miratoi buxhetin e institucioneve dhe detyrimet ndërkombëtare për vitin 2025, u publikua në ueb-faqen zyrtare të Presidencës.
Buxheti i propozuar arrin në 1,5 miliardë marka të konvertueshme, gjegjësisht rreth 770 milionë euro, ndërsa ai, sipas raportimeve të mediave lokale, ndryshon nga propozimi i mëparshëm në atë që nuk ka rritje të fondeve për Forcat e Armatosura të BeH-së, financimin e institucioneve me rëndësi kulturore në nivel shtetëror dhe fondet për shlyerjen e borxheve të Shërbimit publik të BeH - BHRT.
Buxheti tani po hyn në procedurë në Asamblenë Parlamentare të BeH-së. mb/
Foto: MIA