• e enjte, 26 dhjetor 2024

Prefekti i qytetit izraelit Kirjat Shmona e vlerësoi marrëveshjen për armëpushim me Hezbollahun si "kapitulim"

Prefekti i qytetit izraelit Kirjat Shmona e vlerësoi marrëveshjen për armëpushim me Hezbollahun si

Kirjat Shmona, 25 nëntor 2024 (MIA) - Prefekti i Kirjat Shmona, Avihai Stern e ka kritikuar marrëveshjen e re potenciale të armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut, duke paralajmëruar se kjo mund të sjellë deri në "edhe një 7 tetor" në veri të Izraelit, publikoi agjencia izraelite e lajmeve TPS.

"Nuk kuptoj se kaluam nga fitore e plotë deri në kapitulim të plotë. Pse nuk e përfunduam atë që e kemi filluar?! Arritëm ta destabilizojmë Hezbollahun dhe në vend që ta vazhdojmë ta shkatërrojmë organizatën, ne e furnizojmë me oksigjen dhe e rianimojmë", tha Stern.

Ai gjithashtu paralajmëroi se marrëveshja do të thotë e 22.000 banorë të qytetit do të kthehen në "një qytet të shkatërruar pa të ardhme dhe të siguri".

Konsiderphet se marrëveshja përfshin armëpushim, tërheqje të Hezbollahut nga Libani jugor, i përcjellë me tërheqje të trupave izraelitë nga territori libanez. Konform marrëveshjes, SHBA-ja do të kryesojë nj[ ekip ndërkombëtar, i cili do ta mbikëqyrë armëpushimin, ndërsa ushtria izraelite do ta mbajë të drejtën të përgjigjet me forcë nëse Hezbollahu e shkel marrëveshjen. mb/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR