• e diel, 22 dhjetor 2024

Prajs: Sovraniteti grek mbi ishujt Lesbos dhe Samos nuk është sjellë në pikëpyetje

Prajs: Sovraniteti grek mbi ishujt Lesbos dhe Samos nuk është sjellë në pikëpyetje
Uashington, 29 shtator 2022 (MIA) - Në Departamentin amerikan të Shtetit mbrëmë thanë se sovraniteti grek mbi ishujt Lesbos dhe Samos nuk është sjellë në pikëpyetje, dhe u bënë thirrje të gjitha vendeve, përfshirë edhe "aleatëve tanë" ta respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial dhe të evitojnë aksione të cilat do të krijonin tensione. Deklarata e zëdhënësit Ned Prajs vjen pasi që Ankaraja dërgoi notë diplomatike drejt SHBA-së dhe Greqisë, sepse kjo e fundit ka sistemuar pajisje ushtarake amerikane në këto ishuj, të cilët sipas marrëveshjes ndërkombëtare duhet të jenë të demilitarizuara.

Në pyetje të gazetarit se si SHBA-ja e komenton atë, Prajs theksoi "për sistemimin e pajisjes së tyre mbrojtëse të pyeten vetë qeveritë".

"Për atë ne nuk mund të flasim. Marrë në përgjithësi, dhe këtë e thashë edhe dje, vazhdojmë t'i inkurajojmë partnerët tanë të NATO-s, në këtë rast Turqinë dhe Greqinë, të punojnë bashkarisht në mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon, dhe t'i zgjidhin të gjitha dallimet me anë të rrugës diplomatike. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga retorika dhe të evitojnë procedura të cilat mund të ndezin tensione", deklaroi ai. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR