• e hënë, 16 qershor 2025

Pothuajse 60 palestinezë janë vrarë gjatë natës në Gaza

Pothuajse 60 palestinezë janë vrarë gjatë natës në Gaza

Gaza, 17 maj 2025 (MIA) - Forcat izraelite gjatë natës së kaluar kanë vrarë të paktën 58 palestinezë në sulmet e reja ajrore ndaj Gazës, njoftuan sot autoritetet lokale shëndetësore, ndërsa vendi po përgatitet për një ofensivë të re tokësore.

Sipas autoriteteve shëndetësore lokale, më shumë se 300 banorë të Gazës janë vrarë në sulmet izraelite nga e enjtja, në njërin nga nga fazat më vdekjeprurëse të bombardimit pasi që dështoi armëpushimi në mars.

Sulmet më të reja kanë ndodhur pasi që presidenti amerikan Donald Tramp dje e përfundoi turneun e tij në Lindjen e Afërt, pa progres të madh ndaj një armëpushimi të ri.

"Nga mesnata kemi pranuar 58 martirë, ndërsa numër i madh i viktimave mbeten nën rrënoja. Situata në spital është katastrofike", deklaori drejtori i spitalit indonezian në veri të Gazës, Marvan Al-Sultan.

Ushtria izraelite deklaroi sot se po kryente sulme në shkallë të gjerë dhe po mobilizonte trupa si pjesë e përgatitjeve për të zgjeruar operacionet në Rripin e Gazës dhe për të fituar "kontroll operacional" në zonat e enklavës palestineze.

Përshkallëzimi i konfliktit, që përfshin vendosjen e forcave të blinduara përgjatë kufirit, është pjesë e fazave fillestare të Operacionit "Karrocat e e Gideonit”, për të cilin Izraeli thotë se synon të mposhtë Hamasin dhe të kthejë pengjet. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR