• e martë, 26 nëntor 2024

Populli ukrainas është fitues i çmimit "Saharov" për vitin 2022

Populli ukrainas është fitues i çmimit
Strasburg, 19 tetor 2022 (MIA) – Populli trim i Ukrainës, i përfaqësuar nga presidenti i tyre, liderët e zgjedhur dhe shoqëria civile janë laureatë të Çmimit "Saharov" për vitin 2022, i cili ndahet nga Parlamenti Evropian, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu. Vendimi u bë i ditur personalisht nga kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola, me ndërprerjen e seancës plenare ku u diskutua për vendet e Ballkanit Perëndimor. "Lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, e nisur në shkurt 2022, po i shkakton popullit ukrainas kosto kolosale për sa i përket jetëve të humbura dhe qyteteve dhe fshatrave të shkatërruara. Sipas arsyetimit, populli ukrainas po lufton për të mbrojtur shtëpitë e tyre, sovranitetin e tyre, pavarësinë dhe integritetin e tyre territorial. Por ai gjithashtu lufton çdo ditë për lirinë, demokracinë, shtetin ligjor dhe vlerat evropiane në fushat e betejës", theksoi Mecola. Çmimi i jep mirënjohje presidentit ukrainas Volodimir Zelenski për guximin, qëndrueshmërinë dhe përkushtimin e tij ndaj popullit të tij. Çmimi vjetor "Saharov" për Lirinë e mendimit u jepet që nga viti 1988 individëve dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Ajo ia detyron emrin e saj shkencëtarit dhe disidentit politik sovjetik Andrei Saharov. Fituesi do të marrë një çmim prej 50,000 euro. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR