• e hënë, 23 dhjetor 2024

Popullata në Japoni vitin e kaluar ka rënë nën 125 milionë

Popullata në Japoni vitin e kaluar ka rënë nën 125 milionë

Tokio, 12 prill 2023 (MIA) - Popullata japoneze zvogëlohet për të 12-in vit me radhë dhe në vitin 2022 ka pasur 556.000 banorë më pak sesa një vit më parë, tregojnë të dhënat statistikore më të reja zyrtare.

Nga 1 tetori popullata, duke i përfshirë edhe shtetasit e huaj, ka arritur në 124.947.000, ndërsa numri i shtetasve japonezë është ulur për 750.000 në 122.031.000, që është rënia më e madhe nga viti 1950, tregojnë të dhënat e publikuara nga agjencia Kjodo.

Ky trend tregon nevojë urgjente që Japonia të vendosë sistem për përballje me sfidën nga rënia e natalitetit dhe popullata gri.

Kryesekretari i kabinetit qeveritar Hirokazu Macuno në konferencën për shtyp tha se qeveria do të përballet me natalitet në rënie në vend dhe se ky është "prioriteti më i lartë".

Të gjitha prefekturat japoneze, përveç Tokios, kanë vërejtur rënie të popullatës vitin e kaluar, përfundimisht me tetorin e vitit të kaluar, me ç'rast për herë të parë në të gjitha prefekturat rastet e vdekjes i kanë tejkaluar lindjet, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komunikimeve

Megjithatë, numri në rritje i shtetasve të huaj në vitet e fundit ka ndihmuar në kompensimin e rënies së përgjithshme të popullsisë së vendit, theksoi agjencia.

Numri i të huajve vitin e kaluar është rritur për 194.000 në 2.916,000 pasi u lehtësuan kontrollet e rrepta kufitare për shkak të koronavirusit.

Popullsia në moshë pune ndërmjet moshës 15 dhe 64 vjeçare është ulur për 296.000 në 74.208,000, që është 59.4 përqind e popullsisë së përgjithshme.

Të dhënat treguan gjithashtu se moshat mbi 65 vjeç përbënin një rekord prej 29 për qind të popullsisë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR