• e diel, 22 dhjetor 2024

Popullata në Egjipt është rritur për 220.000 njerëz për 55 ditë

Popullata në Egjipt është rritur për 220.000 njerëz për 55 ditë

Kajro, 28 maj 2023 (MIA) - Numri i grave në Egjipt që përdorin metoda të planifikimit familjar ka arritur në 66,4 për qind, që paraqit një rritje prej 7,9 përqindëve në krahasim me vitin 2014, njoftoi Agjencia qendrore për mobilizim publik dhe statistika.

Rritja në grupmoshën nga 15-49 vjeç është 2,85 lindje për grua, që është 22 për qind më pak se 3,5 lindje për grua dhjetë vjet më parë. Agjencia i publikoi të dhënat në lidhje me Ditën ndërkombëtare për aksion për shëndetin e grave, e cila shënohet më 28 maj.

Ndërkohë, të dhënat e institucionit tregojnë se për 55 ditë popullsia e Egjiptit është rritur për rreth 220.000 persona, duke arritur në mbi 104.971.000. Popullsia e këtij vendi të Afrikës së Veriut ka arritur në 104 milionë në janar të këtij viti.

Me ritmin aktual të rritjes, popullsia e republikës arabe do të arrijë në 192 milionë njerëz në vitin 2052, sipas një analize të Agjencisë për statistika. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR