• e premte, 05 dhjetor 2025

Polonia ngriti në ajër aerpolanët luftarakë për shkak të aktivitetit ajror rus pranë kufirit

Polonia ngriti në ajër aerpolanët luftarakë për shkak të aktivitetit ajror rus pranë kufirit

Varshavë, 21 korrik 2025 (MIA) - Ushtria polake mbrëmë ngriti në ajër aeroplanët luftarakë, për shkak të aktivitetit të shtuar ajror rus pranë kufirit me Ukrainën, kumtoi Komanda operacionale e forcave të armatosura të Polonisë.

"Forcat ajrore polake dhe aleate kanë nisur operacione, ndërsa sistemet për mbrojtje ajrore dhe të mbikëqyrjes me radar janë vënë në gjendje të nivelit të lartë", theksohet në kumtesën zyrtare.

Janë ndërmarrë masa për të garantuar sigurinë e territoreve, të cilat kufizohen me Ukrainën. Rusia, megjithatë, pretendon se fluturimet e saj përputhen me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore.

Polonia në periudhën e fundit ka intensifikuar ndjeshëm monitorimin ajror për shkak të rritjes së fluturimeve ushtarake dhe aktivitetit të forcave ruse në pjesën perëndimore të Ukrainës. rq/bsh/

Foto: arkivi/ilustrim

QËNDRONI TË LIDHUR