• e premte, 05 dhjetor 2025

Polonia me notë proteste ndaj Rusisë shkaku i dëmtimit të ambasadës së Polonisë në Kiev

Polonia me notë proteste ndaj Rusisë shkaku i dëmtimit të ambasadës së Polonisë në Kiev

Varshavë, 4 korrik 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme të Polonisë i ka dërguar notë ambasadës së Rusisë në shenjë proteste kundër sulmeve ajrore ndaj Ukrainës, pas çka është dëmtuar pjesa e ndërtesës konsullore të ambasadës së Polonisë në Kiev.

Ministria e Punëve të Jashtme i ka dërguar notë ambasadës ruse ku fuqishëm proteston kundër sulmeve ajrore ndaj popullit të Ukrainës. Kjo është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, ndërsa veçanërisht me Konventën e Vjenës që nga viti 1961, publikoi Ministria e Punëve të Jashtme të Polonisë në platformën Iks.

Në sulmet ruse gjatë natës së kaluar në Kiev u lënduan gjithsej 26 persona, mes të cilëve edhe një 10-vjeçar, ndërsa u dëmtuan ndërtesat e banimit, institucione arsimore, struktura mjekësore dhe infrastruktura në disa zona të kryeqytetit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR