Policia polake shkatërroi një rrjet të tregtisë me drogë dhe sekuestroi drogë në vlerë prej 275 milionë dollarë
- Policia polake sot kumtoi se kishte shkatërruar rrjete të shumta të ndërlidhura me trafikimin e drogës të cilët vepronin në të gjithë Evropën, duke sekuestruar drogë me vlerë prej një miliard zllotë (275 milionë dollarë).
- Post By Ramize Qamili
- 13:33, 19 gusht, 2025
Varshavë, 19 gusht 2025 (MIA) - Policia polake sot kumtoi se kishte shkatërruar rrjete të shumta të ndërlidhura me trafikimin e drogës të cilët vepronin në të gjithë Evropën, duke sekuestruar drogë me vlerë prej një miliard zllotë (275 milionë dollarë).
Bërthamën e grupeve kriminale e përbënin polakët të cilët jetonin në Spanjë, ndërsa disa anëtarë kishin lidhje me huliganët polakë të futbollit, kumtoi Byroja qendrore e hetimit (CBI) e Polonisë.
"Gjatë hetimit u sekuestruan 600 kilogramë marijuanë, 180 kilogramë hashash, 40 kilogramë sulfat amfetamine, si dhe shtatë armë zjarri dhe disa qindra municione fishekë", kumtoi CBI.
Grupi kryesor po kontrabandonte drogë në disa pjesë të Evropës, kryesisht në Republikën e Irlandës, Gjermani, Austri dhe Skandinavi. Hetimi u krye së bashku me agjencitë e zbatimit të ligjit nga një numër më i madh i vendeve të BE-së, kumtoi dhe CBI. rq/
Foto: arkivi i MIA-s