• e hënë, 23 dhjetor 2024

Policia holandeze ka sekuestruar 7,7 ton kokainë

Policia holandeze ka sekuestruar 7,7 ton kokainë

Amsterdam, 18 tetor m2023 (MIA) - Policia holandeze ka sekuestruar 7,7 ton kokainë në Blajsvajk, fshat në veri të Roterdamit dhe ka arrestuar gjashtë persona.

Policia holandeze dje ka komunikuar se ka arrestuar gjashtë burra në veri të Roterdamit, pasi që kanë shkarkuar të paktën 7,7 tonë kokainë nga një kamion me banane.

Kamionin me drogë e ka zbuluar dogana belge në Antuerp, e cila i ka njoftuar kolegët e saj holandezë.

"Janë arrestuar tre holandezë të moshës 41,49 dhe 60 vjeçare dhe dy belg të moshës 21 dhe 48 vjeçare", shtoi policia holandeze duke theksuar se nuk mund ta përjashtojë mundësië për arrestime tjera.

Dogana holandeze ka njoftuar paradokohe se ka sekuestruar më shumë se 329.702 kilogramë në gjysmën e parë të vitit 2023, që është më shumë sesa në periudhën e njejtë të vitit të kaluar. (22.009 kilogram). mb

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR