• e enjte, 05 dhjetor 2024

Policia e Kosovës vazhdon me bastisje në veri të Kosovës pas shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc

Policia e Kosovës vazhdon me bastisje në veri të Kosovës pas shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc

Prishtinë, 1 dhjetor 2024 (MIA) - Pas sulmit terrorist të premten mbrëma, më 29 djetor, Policia e Kosovës ka kryer bastisje nëpër lokacione të ndryshme drejt ndriçimit të rastit në Varagë të Zubin Potokut, ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

"Janë kry bastisje, përreth vendit ku ka ndodhur sulmi. Nuk ka të arrestuar. Është kontrolluar terreni përreth", ka delaruar.

Policia e Kosovës, dje ka arrestuar tetë të dyshuar dhe kanë konfiskuar armatim, pas një operacioni të gjerë në veri në lidhje me shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit.

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, ka thënë se gjatë sulmit në Ibër-Lepenc janë përdorur sasi të konsiderueshme e eksplozivit nga 15-20 kilogram. Sipas tij, se në bazë të hetimeve deri tash “kemi të bëjmë me një grup mirë të organizuar”.

Gjatë bastisjeve janë konfiskuar mbi 200 uniforma ushtarake, 6 zolla, 3 granata dore, 2 armë AK47, 1 revole, municion të kalibrave të ndryshëm, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake, maska, thika, para dhe pajisje të tjera.

Ndërsa në një bastisje të ndarë në Zveçan, Policia ka konfiskuar sasi të konsiderueshme armatimi, 2 AK47, 3 revole, 1 armë gjuetie, 2 armë rekreative, 6 karikator të AK47, municion e uniforma ushtarake.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një postim në Fejsbuk ka bërë të ditur se furnizimi me ujë për zonat e prekura nga sulmi terrorist në kanal të Ibër-Lepencit po kthehet në normalitet në Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan.

Pas dëmeve që ka shkaktuar shpërthimi me eksplozivë, reduktime të ujit ka pasur edhe në Drenas, Fushë-Kosovë e Obiliq.

"Furnizimi me ujë për zonat e prekura nga sulmi terrorist në kanal të Ilbër Lepencit po kthehet në normalitet! Mbrëmë në orët e vona ka filluar furnizimi me ujë në komunat e Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.  Sot, uji tashmë është lëshuar për në fabrikat e ujit të Drenasit dhe Shkabajt për trajtim dhe ka filluar furnizimi i rregullt i qytetarëve në Skenderaj. Brenda pak orësh pritet të normalizohet furnizimi për qytetarët e Drenasit, Fushë Kosovës dhe Obiliqit!", ka shkruar ajo në Fejsbuk. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR