Pjesëmarrje e gjerë ndërkombëtare në Samitin për Gazën, por Arabia Saudite mungon
- Samiti për Gazën i cili sot pasdite do të mbahet në vendpushimin Sharm el Sheik në Egjipt, do të fillojë me bisedime midis presidentëve të Egjiptit dhe të SHBA-së, Abdel Fatah al Sisi dhe Donald Tramp, pas çka do të vijojë seanca plenare me prezencën e liderëve dhe shefave të shteteve, njofton gazeta "Al Ahram", duke cituar programin paraprak.
- Post By Ramize Qamili
- 09:21, 13 tetor, 2025
Sharm el Sheik, 13 tetor 2025 (MIA) - Samiti për Gazën i cili sot pasdite do të mbahet në vendpushimin Sharm el Sheik në Egjipt, do të fillojë me bisedime midis presidentëve të Egjiptit dhe të SHBA-së, Abdel Fatah al Sisi dhe Donald Tramp, pas çka do të vijojë seanca plenare me prezencën e liderëve dhe shefave të shteteve, njofton gazeta "Al Ahram", duke cituar programin paraprak.
Pas fotografisë në grup, Al Sisi dhe Trampi do të japin deklarata ku do të theksohen qëllimet e forumit dhe hapat e mëtejshëm për të ruajtur paqen dhe për të lehtësuar operacionet humanitare në Gazë.
Programi përfshin dhe takime dypalëshe në margjinat e ngjarjes, ndërsa pikat e mbetura nga rendi i ditës janë ende duke u finalizuar.
Samiti i Paqes tërhoqi një prani të gjerë ndërkombëtare. Midis pjesëmarrësve të konfirmuar më parë janë: presidenti i SHBA-së Donald Tramp, kryetari i Këshillit Evropian Antonio Koshta, Mbreti i Jordanisë Abdullahu i Dytë, emiri i Katarit sheiku Tamim bin Hamad al Tani, presidenti palestinez Mahmud Abas, president turk rexhep Taip Erdogan, presidenti francez Emanuel Makron dhe kancelari gjerman Fridirih Merc.
Gjithashtu marrin pjesë kryeministrat e Britanisë së Madhe, Italisë, Spanjës, Greqisë, Hungarisë, Kanadasë, Norvegjisë dhe Irakut, si dhe Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh.
Lëvizja radikale "Hamas" dhe fraksione të tjera palestineze, si dhe përfaqësuesit e Izraelit, nuk do të marrin pjesë.
Çuditërisht përveç paralajmërimeve fillestare, Arabia Saudite duket se mungon, vëren "Al Ahram".
Presidenca iraniane kumtoi se presidenti Masud Pezeshkijan ka refuzuar ftesën nga Egjipti, megjithëse sipas informacioneve të pakonfirmuara, ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Abas Aragçi do të marrë pjesë në takim. rq/
Foto: arkivi i MIA-s