• e premte, 05 dhjetor 2025

Pjesëmarrësit e konferencës KOP30 evakuohen në Belem për shkak të zjarrit, i cili tani është nën kontroll

Pjesëmarrësit e konferencës KOP30 evakuohen në Belem për shkak të zjarrit, i cili tani është nën kontroll

Belem, 20 nëntor 2025 (MIA) - Një nga ndërtesat ku do të zhvillohet konferenca për klimën KOP30 në Belem të Brazilit u evakuua sot pas shpërthimit të një zjarri të madh.

Zjarri shkaktoi tym të dendur si brenda ashtu edhe jashtë ndërtesës. Fillimisht, sigurimi i ngjarjes u përpoq ta shuante zjarrin me ndihmën e pajisjeve kundër zjarrit. Më pas, zjarrfikësit arritën në vendngjarje.

Dëshmitarët raportuan panik të shkurtër gjatë evakuimit. Të gjithë pjesëmarrësit, dhjetëra mijëra njerëz, u evakuuan nga ajo zonë në pritje të informacioneve të mëtejshme. Në vendngjarje u ndje aroma e plastikës së djegur.

Zjarrfikësit reaguan shpejt dhe zjarri tani është "nën kontroll", kumtuan autoritetet braziliane. Shkaku i incidentit nuk dihet ende. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR