• e hënë, 09 shkurt 2026
Pite e hapur me spinaq

Pite aromatike dhe e shijshme 

Përbërësit:

Brumi:

185 gram miell

3 lugë vaj ulliri

1 lugëi maja e thatë

1 dl ujë i vakët

pak kripe

Mbushja:

2 vezë

125 gram djathë

2 dl ajkë neutrale

 300 gram spinaq

5 gram gjalpë me erëza

Përgatitja:

Sitni miellin dhe shtoni pak kripë dhe maja të thatë. Përzieni të gjitha, pastaj shtoni vajin e ullirit. Krijoni një brumë të butë duke shtuar gradualisht ujë të vakët. Lëreni brumin të pushojë derisa përgatitni mbushjen. Rrihni vezët e plota si për vezët e fërguara, shtoni djathin dhe ajkën neutrale. Pastaj spinaqin që e keni grirë dhe gatuar më parë. Është e rëndësishme të shtrydhni mirë lëngun e tepërt para se ta bashkoni me masën. Shtoni gjalpin që e keni prerë në katrorë të vegjël, te brumi dhe erëzat. Nëse djathi juaj nuk është i kripur, shtoni kripë sipas dëshirës. Përgatitni një tavë të rrumbullakët, thjesht spërkateni lehtë me miell.

Hapeni brumin në një rreth të hollë, në mënyrë që të jetë më i madh se diametri i tavës. Vendoseni brumin në tavë, në mënyrë që brumi i tepërt të kalojë skajet e tavës. Është e rëndësishme që tava të jetë e mbuluar plotësisht me brumë, në mënyrë që mbushja të mos rrjedhë, përndryshe do të ngjitet në tavë. Vendosni mbushjen e përgatitur në brumin e përgatitur sipër dhe piqeni në 180 gradë për rreth 40 minuta. Shërbejeni të ngrohtë.

 

 

Foto: Freepik

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR