• e diel, 22 dhjetor 2024

Picula: Salla e pritjes së anëtareve të reja është plotësisht e mbushur, duhet të punojmë në zgjerimin

Picula: Salla e pritjes së anëtareve të reja është plotësisht e mbushur, duhet të punojmë në zgjerimin

Bruksel, 23 prill 2024 (MIA) - Ne gjithmonë e inkurajojmë zgjerimin dhe besojmë se pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është shumë i rëndësishëm, por që dikush t'i bashkohet klubit tonë duhet t'i respektojë vlerat tona, tha eurodeputeti kroat Tonino Picula sonte gjatë debatit në Parlamentin Evropian në Strasburg për Projekt-rregulloren për krijimin e Mekanizmit për reforma dhe rritje të Ballkanin Perëndimor.

"Ne duhet t'i përmbushim premtimet tona, por këtë duhet ta bëjnë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Salla jonë e pritjes është plotësisht e mbushur dhe tani është koha për të punuar në ambiciet e zgjerimit", theksoi Picula, i cili është raportues i Komitetit të punëve të jashtme të PE-së lidhur me legjislacionin.

Picula theksoi se meritat individuale në respektimin e standardeve demokratike dhe sundimit të ligjit duhet të jenë bazë për vlerësimin e gatishmërisë të një vendi kandidat për anëtarësim në BE, sepse, siç tha ai, edhe pse është e rëndësishme të ndërtohen ura dhe tunele, të drejtat e njeriut megjithatë janë vlera themelore e Unionit.

Ai përkujtoi se Mekanizmi për reforma dhe rritje në Ballkanin Perëndimor duhet të jetë efektiv nga gjysma e dytë e këtij viti, deri në vitin 2027 dhe përfshin një shumë të përgjithshme prej gjashtë miliardë eurosh, nga të cilat dy miliardë euro janë grante të pakthyeshme dhe katër miliardë euro janë kredi me kushte të volitshme.

Votimi për miratimin e Propozim-rregullores për krijimin e Mekanizmit për reforma dhe rritje të Ballkanit Perëndimor është në rendin e ditës të vazhdimit të nesërm të sesionit të Parlamentit Evropian. mb/

Foto: EBS

QËNDRONI TË LIDHUR