Petkov: Me ministrat e njëjtë hyjmë në negociata për qeveri të re, unë do të jem kandidat për kryeministër

Sofje, 26 qershor 2022 (MIA)- Këshilli ekzekutiv i partisë më të madhe në Kuvendin kombëtar të Bullgarisë, “Vazhdojmë me ndryshimin” hyn në negociata për qeveri të re me përbërje të njëjtë ministrash.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s në Sofje, sipas Petkovit sonte ka edhe një takim me udhëheqësinë e partisë mbi propozim përbërjen e qeverisë së re të “Vazhdojmë me ndryshimin”.
Petkovi ka konfirmuar se do të propozohet për kryeministër të ardhshëm. Ai nuk ka dashur të komentojë emërimet për postet ministrore derisa partia e tij nuk ka mbështetje nga deputetë të pavarur, madje shpreson të shohë nëse ka gjasa të tilla dhe se nuk dëshiron të futet në detaje me emrat e rinj.
Kryeministri në dorëheqje komenton se nuk do të bisedonte me Bojko Borisovin, Delan Peevskin dhe “Lëvizjen për të drejta dhe liri”, Kostadin Kostadinov, lider i partisë nacionaliste “Rilindja” si dhe me Sllavi Trifonovin. Petkovi ka thënë se shefi i grupit parlamentar të “Ka një popull të tillë” Toshko Jordanov nuk mund të bëjë hap pa miratimin e Sllavi Trifonovit dhe prandaj nuk do të mund të bisedojë me të.
Kryeministri bullgar Petkov nesër do të japë dorëheqje nga qeveria me çka do të fillojë procedura e formimit të qeverisë së re.