• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Petkov dhe Jotova nesër do ta vizitojnë Manastirin

Petkov dhe Jotova nesër do ta vizitojnë Manastirin
Sofje, 15 prill 2022 (MIA) - Kryeministri i Bulgarisë, Kirill Petkov të shtunën do ta vizitojë Manastirin ku do të marrë pjesë në hapjen solemne të klubit të Qendrës së kulturës "Ivan Mihajllov". Vizita e kryeministrit Petkov është vizita e para e një kryeministri bullgar në Manastir, kumtoi pres-shërbimi i Qeverisë bullgare. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, para fillimit të ngjarjes Kirill Petkov do të bisedojë me përfaqësues të shoqatave bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të vizitës, kryeministri bullgar dhe ministrat në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriu do ta vizitojnë largpërçuesin Manastir - Elbasan. Ndërtimi i largpërçuesit paraqet realizim të pjesës energjetike nga Korridori 8. Në delegacionin e kryesuar nga kryeministri i Bullgarisë, Kirill Petkov do të jenë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska dhe zëvendësja e saj Vasileva Petrova. Në Manastir do të jetë edhe nënkryetarja e Bullgarisë, Iliana Jotova. Ajo të dielën, më 17 prill, do të qëndrojë në Ohër, ku do ta vizitojë Qendrën ditore për fëmijët me autizëm, njoftuan për MIA-n nga Kabineti i saj. Projekti është i financuar nga Qeveria bullgare si pjesë e programit të Ministrisë së Jashtme të ndihmës për zhvillimin bullgar. Jotova do të marrë pjesë edhe në hapjen e zyrës së Shoqatës për tolerancë dhe bashkëpunim "Horizontet". mb/

QËNDRONI TË LIDHUR