• e hënë, 23 dhjetor 2024

Peskov: Stërvitjet ushtarake të NATO-s janë kërcënim për Rusinë

Peskov: Stërvitjet ushtarake të NATO-s janë kërcënim për Rusinë

Moskë, 31 janar 2024 (MIA) - NATO paraqet kërcënim për Rusinë, njoftoi sot Kremlini pas fillimit të stërvitjes më të madhe ushtarake të Aleancës nga koha e Luftës së ftohtë, të quajtur "Mbrojtësi i palëkundur“( Steadfast Defender 2024).

"Kuptohet që NATO paraqet kërcënim për ne", deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, duke shtuar se "vazhdimisht ndërmerren masa adekuate" si përgjigje ndaj kërcënimit.

Sipas Peskov, "NATO është mjet për konfrontim", e cila me dekada vazhdimisht e lëviz infrastrukturën ndaj kufijve të Rusisë.

Stërvitjet ushtarake "Mbrojtësi i palëkundur“, stërvitjet më të mëdha të organizuara nga NATO-ja nga fundi i Luftës së ftohtë, kanë filliar javën e kaluar në pjesën verilindore të SHBA-së dhe duhet të zgjasin disa muaj

Rreth 90.000 ushtarë nga të dy anët e Atlantikut do të marrin pjesë në stërvitje dhe, ndër të tjera, duhet të kontrollojnë kapacitetin e Aleancës për të mobilizuar dhe transportuar me shpejtësi ushtarët amerikanë për të forcuar mbrojtjen e Evropës, theksoi NATO.

Manovrat do të zhvillohen nën skenarin e një konflikti kundër një "kundërshtari me forcë të mjaftueshme", që sipas terminologjisë së Aleancës i referohet Rusisë, megjithëse nuk është emëruar.

Në stërvitje do të marrin pjesë rreth 50 anije luftarake, 80 aeroplanë dhe 1100 automjete luftarake. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR