• e hënë, 23 dhjetor 2024

Peskov: Rusia pajtohet që lufta në Ukrainë të mos shndërrohet në konflikt të ngrirë

Peskov: Rusia pajtohet që lufta në Ukrainë të mos shndërrohet në konflikt të ngrirë

Moskë, 24 maj 2023 (MIA) - Rusia pajtohet me Perëndimin se lufta e Ukrainës nuk duhet të shndërrohet në një konflikt të ngrirë dhe do të vazhdojë t'i realizojë qëllimet e saj në Ukrainë, deklaroi për Tass zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Në pyetjen nëse Rusia ndan mendimin e Perëndimit se konflikti ushtarak në Ukrainë nuk duhet të lejohet të ngrijë, ai u përgjigj se Rusia e mbështet atë.

Peskov tha se Rusia po shqyrton vetëm opsionet për t'i dhënë fund "operacionit special ushtarak", siç e quan Moska pushtimin e Ukrainës dhe për të siguruar interesat e saj dhe për të arritur qëllimet e saj ose gjatë operacionit special ushtarak ose me mjete të tjera në dispozicion.

Zëdhënësi i Kremlinit theksoi se ishte shumë herët për të thënë se cila nga udhërrëfyesit e propozuar do të ishte e preferueshme për Rusinë, dhe gjithashtu nuk pranoi të komentonte nëse Moska ka planin e saj oër armëpushim.

"Është shumë herët për të folur për këtë. Natyrisht, ende nuk ka parakushte për procesin e paqes. Operacioni special ushtarak vazhdon", tha Peskov

Kancelari gjerman Olaf Sholc njoftoi më parë se negociatat e paqes për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë nuk duhet të synojnë ngrirjen e konfliktit dhe liderë të tjerë perëndimorë, si dhe autoritetet në Kiev, shprehën një mendim të ngjashëm. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR