• e enjte, 04 dhjetor 2025

Peskov: Putini nuk përjashton mundësinë për takim me Zelenskin

Peskov: Putini nuk përjashton mundësinë për takim me Zelenskin

Moskë, 29 gusht 2025 (MIA) - Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin nuk e përjashton mundësinë për takim me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

Duke folur për një takim të mundshëm, Peskovi tha se Putini beson se çdo takim në nivelin më të lartë duhet të përgatitet mirë në mënyrë që të finalizohen marrëveshjet të cilat duhet të përpunohen më parë në nivel ekspertësh.

"Tani për tani, nuk mund të themi se puna e ekspertëve është në kulmin e saj. Fatkeqësisht, nuk është", deklaroi Peskovi.

Ai shtoi se Rusia mbetet e interesuar dhe e gatshme për negociata të tilla.

"Të gjitha qëndrimet e Rusisë në lidhje me marrëveshjen i janë kumtuar Kievit, ndërsa dispozitat i janë dorëzuar palës ukrainase në formë të shkruar", theksoi zëdhënësi i Kremlinit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR