• e martë, 24 dhjetor 2024

Peskov: Nuk ka shumë shpresë se do të vazhdohet Marrëveshja për grurin

Peskov: Nuk ka shumë shpresë se do të vazhdohet Marrëveshja për grurin

Moskë, 3 korrik 2023 (MIA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov deklaroi se "nuk ka shumë shpresë" se do të vazhdohet marrëveshja për transport të grurit përmes Detit të Zi.

Marrëveshje për grurin, sipas së cilës Rusia e ka granantuar siurinë e anijeve me grurë që shkojnë deir në dhe nga portet ukrainase, skadon më 18 korrik.

"Fajnenshël tajms" publikoi se BE-ja e shqyrton propozimin që Banka bujqësore ruse që të formojë filial për ndërlidhje të sërishme me rjetin global financiar si nxitje për Moskën që ta vazhdojë marrëveshjen. Kur marrëveshje u nënshkruar më 22 korrik të vitit 2022, KB-ja dhe Rusia nënshkruan edhe memorandum mirëkuptimi, me të cilën u detyruan që KB-ja të sigurojë qasje të papenguar deri te tregjet globale për plehrat ruse dhe produktet tjera.

Rusia kërkon që të plotësohen disa kushte për të përmbushur memorandumin, duke përfshirë ripranimin e Bankës bujqësore ruse (Rosselhozbank) në sistemin belg të pagesave bankare ndërkombëtare SWIFT (SWIFT). mb/

FOTO: EPA 

QËNDRONI TË LIDHUR