Pesëshja e madhe nga fundi i muajit do ta vizitojë Serbinë
- Pesëshja e madhe, në të cilën janë deputeti i BE-së për dialog mes Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak, si dhe përfaqësuesit e presidentit të SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe krywministrit italian Gabriel Eskobar, Emanuel Bon, Jens Pletner dhe Françesko Tolo, deri nga fundi i muajit sërish do të vijnë për vizitë në Serbi.
- Post By Melahat Baftija
- 19:23, 10 tetor, 2023

Beograd, 10 tetor 2023 (MIA) - Pesëshja e madhe, në të cilën janë deputeti i BE-së për dialog mes Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak, si dhe përfaqësuesit e presidentit të SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe krywministrit italian Gabriel Eskobar, Emanuel Bon, Jens Pletner dhe Françesko Tolo, deri nga fundi i muajit sërish do të vijnë për vizitë në Serbi.
Pritet që tema të takimit të jenë harmonizimi i Serbisë me politikën e jashtme të BE-së dhe vendosja e sanksioneve kundër Rusisë, si dhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit i lidhur me 19 mars të këtij viti.
Anëtarët e pesëshes së madhe e kanë vizituar Serbinë më 20 janar me rastin e dialogut të ardhshëm mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa temë e bisedës ishte plani fancezo-gjerman, i cili më vonë është kontraktuar në Ohër. mb/