• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pesëdhjetë shefa të diplomacive mes të cilëve edhe Osmani, e kanë dënuar transferin e raketave balistike koreanoveriore të Rusisë

Pesëdhjetë shefa të diplomacive mes të cilëve edhe Osmani, e kanë dënuar transferin e raketave balistike koreanoveriore të Rusisë

Bruksel, 10 janar 2024 (MIA) - Me kualifikimet më të ashpra të mundshme i dënojmë furnizimin dhe dërgimin e raketave balistike nga Koreja Veriore për Rusinë, si dhe përdorimin e tyre gjatë sulmeve ruse ndaj Ukrainës të kryera më 30 dhjetor të vitit 2023 dhe 2 janar të vitit 2024, theksohet në deklaratën e përbashkët të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe sigurisë Zhozep Borrell dhe shefave të diplomacive të 48 shteteve, mes të cilëve edhe ministri i Punëve të Jashtme të RMV-së, Bujar Osmani.

"Këto armë i rrisin vuajtjet e popullit ukrainas, e mbështesin luftën agresive të Rusisë dhe e minojnë regjimin global të zgjerimit të tyre. Përdorimi rus i raketave balistike koreanoveriore në Ukrainë, gjithashtu edhe siguron informacione të rëndësishme teknike dhe ushtarake në Koreanë Veriore. Ne jemi thellë të shqetësuar për implikimet e sigurisë që këtë bashkëpunim i ka ndaj Evropës, Gadishullit Korean, rajonin Indo-Paqësor dhe ndaj gjithë botës", theksohet në deklaratë.

Në reagim, siç njofton korresponenti i MIA-s nga Brukseli, theksohet se qeveritë e vendeve nënshkruese të deklaratës së përbashkët qëndrojnë së bashku në kundërshtimin e vendosur të transferit të armëve mes Koresë Veriore dhe Rusisë, me ç'rast shtohet se me dërgimin e raketa balistike koreanoveriore të federatës Ruse. së bashku me të cilën ka qenë armë tjetër, shkelen në mënyrë flagrante më shumë rezoluta të Këshillit të Sigurisë të KB-së edhe atë rezolutat 1718 nga  viti 2006, 1874 nga viti 2009 dhe 2270 nga viti 2016, të cilat Moska ehd evetë i mbështet.

"Përcjellim me vëmendje që Rusia i jep Koresë Veriore në këmbim për këtë vlerë të armës. I bëjmë thirrje Koresë Veriore dhe Rusisë që të përmbahen në rezolutat e KB-së dhe menjëherë të ndalojnëme të gjitha aktivitetet me të cilat i shkelin, shtohet në reagim.

Në të njëjtën kohë, të gjitha vendet-anëtare të OKB-së, përfshirë të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, janë thirrur të bashkohen në dënimin e shkeljeve flagrante të Rusisë dhe Koresë së Veriut të rezolutave të OKB-së.

Nënshkrues të deklaratës së përbashkët, përveç Osmanit dhe Borelit, janë edhe shefat e diplomacisë së Australisë, Austrisë, Shqipërisë, Andorrës, Argjentinës, Belgjikës, Bullgarisë, Britanisë së Madhe, Guatemalës, Gjermanisë, Gjeorgjisë, Greqisë, Danimarkës, Estonisë, Izraelit, Irlandës, Islandës, Italisë, Japonisë, Koresë së Jugut, Kanadasë, Qipros, Letonisë, Lituanisë, Lihtenshtajnit, Luksemburgut, Maltës, Moldavisë, Monakos, Portugalisë, Rumanisë, San Marinos, Sllovenisë, SHBA-së, Ukrainës, Finlandës, Francës, Kroacisë, Malit të Zi, Republikës Çeke, Suedisë dhe Spanjës. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR