Pesë vende të BE-së janë kundër marrëveshjes së re tregtare me Ukrainën për shkak të shqetësimeve për tregjet bujqësore
- Rumania, Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Bullgaria kanë shprehur kundërshtim ndaj propozimit për marrëveshje të rishikuar tregtare midis Bashkimit Evropian dhe Ukrainës, për shkak të druarjeve se kushtet e reja do të mund të çojnë deri në destabilizim të tregjeve bujqësore në BE.
- Post By Ramize Qamili
- 14:46, 15 korrik, 2025
Bruksel, 15 korrik 2025 (MIA) - Rumania, Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Bullgaria kanë shprehur kundërshtim ndaj propozimit për marrëveshje të rishikuar tregtare midis Bashkimit Evropian dhe Ukrainës, për shkak të druarjeve se kushtet e reja do të mund të çojnë deri në destabilizim të tregjeve bujqësore në BE.
Çështja u ngrit në takimin e djeshëm të ministrave të bujqësisë të BE-së, sipas burimeve diplomatike, të cilat i referohen Drejtësisë Evropiane.
Marrëveshja e re ka për qëllim të zëvendësojë regjimin aktual të tregtisë pa viza me Ukrainën, i cili skadoi në fillim të qershorit. Ai bazohet në marrëveshjen e Zonës së thellë dhe gjithëpërfshirëse të tregtisë së lirë (DCFTA) prej vitit 2016.
Versioni i rishikuar i marrëveshjes vjen pas skadimit të Masave autonome tregtare, me të cilat i dhanë Ukrainës qasje të favorizuar në tregun e BE-së që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022.
"Pesë vendet – Polonia, Sllovakia, Hungaria, Bullgaria dhe Rumania – kanë hapur çështjen e kushteve të reja tregtare me Ukrainën. Sipas tyre, ndryshimet e propozuara në DCFTA mund ta destabilizojnë seriozisht tregun evropian", deklaroi burimi diplomatik. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s