Pesë persona kanë humbur jetën në sulmin e ri rus në Harkov
- Herët në mëngjes fluturake pa pilot kanë sulmuar ndërtesa banimi në Harkov, qyteti i dytë për nga madhësia në Ukrainë, me ç'rast janë vrarë pesë persona, duke përfshirë edhe ekipe shpëtimi, të cilët kanë arritur në vendin e ngjarjes, njoftuan persona zyrtarë.
- Post By Melahat Baftija
- 07:26, 4 prill, 2024

Harkov, 4 prill 2024 (MIA) - Herët në mëngjes fluturake pa pilot kanë sulmuar ndërtesa banimi në Harkov, qyteti i dytë për nga madhësia në Ukrainë, me ç'rast janë vrarë pesë persona, duke përfshirë edhe ekipe shpëtimi, të cilët kanë arritur në vendin e ngjarjes, njoftuan persona zyrtarë.
Prefekti i Harkovit, Ihor Terehov, në Telegram shkroi se katër persona kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes, tre prej të cilëve kanë qenë ekipe shpëtimi në sulmin e ri. Janë plagosur pesë persona.
"Person i pestë është vrarë në një sulm mbi një shtëpi private në pjesën tjetër të qytetit", shtoi Terehov.
Guvernatori rajonal i Harkovit, Oleh Sinehubov, shktroi në Telegram se qyteti ka qenë i sulmuar në të paktën katër valë.
Harkov është shënjestër e sulmeve të droneve dhe raketeve ruse. mb/
Foto: X