• e premte, 22 nëntor 2024

Pendarovski: Të mos shpejtohet me procesin e ndryshimeve kushtetuese

Pendarovski: Të mos shpejtohet me procesin e ndryshimeve kushtetuese
Shkup, 26 tetor 2022 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski konsideron se nuk duhet të shpejtohet në procesin e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në preambulën e Kushtetutës sepse kanë mbetur edhe 14 muaj deri në përfundim të procesit të shqyrtimit. Deri atëherë, thotë ai, mund të zbulojmë dhe rregullojmë diçka për reformat e nevojshme dhe kur ky proces të jetë drejt fundit, atëherë të shohim nëse kemi shumicën e nevojshme prej dy të tretave. "Sipas meje është esenciale në atë proces që të mos shkojmë me kokë pa menduar se ku mund të godasim. Nuk do të doja të shihja procese të ngjashme me miratimin e marrëveshjes së Prespës, as rastësisht, as si qytetar, as si president", tha Pendarovski në Temën e ditës në TV Sitel. Këshilla ime për Qeverinë dhe publikun është që të procedohet me plan dhe të mos shpejtojmë në atë proces. "Kemi 14 muaj skrining. Nuk mendoj se duhet të jetë prioriteti absolut numër një politik. Kemi kaq shumë reforma me skrining për t'i zbuluar dhe korrigjuar dhe kur të vijë koha për të përfunduar atë proces, do ta pyesim Kuvendin nëse tani kemi dy të tretat e shumicës", thotë presidenti Pendarovski. Ai konsideron se pretendimet e opozitës se do të luftojnë për një kornizë të re negociuese, apo për anulimin e Marrëveshjes së Prespës janë qesharake. "Kjo është histori për fëmijët e vegjël. Ne do të negociojmë Prespën apo kornizën e re. Nga ajo pak që di për marrëdhëniet dhe negociatat ndërkombëtare dhe ka pasur shumë nga Marrëveshja Kornizë e vitit 2001, pohoj se është e pamundur. Është e mundur vetëm nëse vendi quhet SHBA, Francë, Gjermani, Kinë, Rusi...", tha presidenti Pendarovski. Ai theksoi se në lidhje me propozimin francez, ka një anketë të re për mbështetjen e qytetarëve të Maqedonisë, e cila, sipas tij, shënon një rënie mjaft të madhe të atyre që janë kundër. Konfirmim se, siç theksoi presidenti, korniza franceze apo kërkesat e mëparshme bullgare, nuk na zhvlerësojnë, nuk na kontestojnë si maqedonas, është marrëveshja e nënshkruar sot me FRONTEKS në gjuhën maqedonase. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR