• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pendarovski: Nuk mund të votohet kornizë negociuese, nëse ne nuk themi po

Pendarovski: Nuk mund të votohet kornizë negociuese, nëse ne nuk themi po
Shkup, 21 qershor 2022 (MIA) - Të mos ketë frikë asnjë qytetar në shtet. Nuk mund të votohet kornizë negociuese, nëse ne nuk themi po. Me forcë negociata nën kushte të tilla asnjëherë nuk kanë ndodhur, deklaroi sonte presidenti Stevo Pendarovski. Duke folur rreth propozimit të kryesimit francez me BE-në në emisionin "24 analiza", Pendarovski tha se ne deri sot nuk kemi parë një dokument të shkruar. "Nuk e di, bullgarët me siguri kanë fituar sepse janë vend-anëtar i BE-së. Ajo që francezët e kanë bërë si propozim është dorëzuar në KOREPER. Prej dje nga ora 19:00 e mbrëmjes filloi sesioni për atë propozim. Bullgaria këto ditë është në një situatë kaotike dhe ata sërish kanë bërë kërkesa absolutisht të paqarta. Është caktuar seancë e komisionit për politikë të jashtme në Kuvendin e Bullgarisë dhe nuk e dinë nëse do të mbahet. Në Sofje, sipas informacioneve tona, Petkov do të dëshirojë të votohet për besimin e qeverisë së tij, dhe më pas të vendoset  në seancë ai dokument", deklaroi Pendarovski. Qëndrimi ynë si fillim, thotë Pendarovski, është se nuk duam të shohim asnjë yll apo shpjegim për gjuhën maqedonase. "Ja një prej versioneve të cilin e dimë, ndërsa është prej para disa javëve dhe që e propozojnë francezët. Kjo është në nivelin e komunikimeve telefonike. Në pjesën e gjuhës, nuk do të ketë asnjë yll dhe shkruan një formulim. Thotë, se i gjithë legjislacioni evropian do të përkthehet në gjuhën maqedonase. Pikë", theksoi shefi i shtetit. Garanci më të madhe për gjuhën, theksoi Pendarovski, nga ajo të qëndrojë në Kornizën negociuese nuk ka. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR