• e martë, 24 dhjetor 2024

Pelosi: Vizita e delegacionit tonë të Kongresit është tregues për mbështetjen e padyshimtë amerikane për demokracinë e Tajvanit

Pelosi: Vizita e delegacionit tonë të Kongresit është tregues për mbështetjen e padyshimtë amerikane për demokracinë e Tajvanit
Tajpei, 2 gusht 2022 (MIA) – Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nensi Pelosi, ka mbërritur në Tajvan dhe ka theksuar se përkushtimi i SHBA-së për një Tajvan demokratik është më i rëndësishëm se kurrë. “Vizita e delegacionit tonë të Kongresit është një tregues i mbështetjes së qartë amerikane për demokracinë në Tajvan”, shkroi Pelosi në Tuiter. Ajo theksoi se në bisedimet me liderët e Tajvanit, "do të përsëritet mbështetja për partnerët amerikanë dhe do të promovohet interesi i ndërsjellë, duke përfshirë promovimin e një rajoni të lirë dhe të hapur Indo-Paqësor". “Vizita jonë nuk është e para, delegacionet e Kongresit kanë ardhur edhe më parë në Tajpei. Kjo në asnjë mënyrë nuk bie ndesh me politikën amerikane, e cila udhëhiqet nga Ligji për marrëdhënie me Tajvanin nga viti 1979”, shkroi Pelosi. Ligji për marrëdhënie me Tajvanin nga viti 1979 i rregullon marrëdhëniet e SHBA me ishullin, nuk kërkon nga SHBA-ja të ndërhyjnë ushtarakisht në rast të një pushtimi kinez, por mandaton që Tajvani të marrë resurse për t'u mbrojtur, si dhe për të parandaluar çdo ndryshim të njëanshëm në statusin e tij nga ana e Pekinit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR