Përbërësit për (4 persona):
500 gram pasta sipas përzgjedhjes suaj
50 gram gjalpë
3 thelpinj hudhër
lëvoren e grirë të 1 limoni
1 kungulleshë mesatare
2 lugë krem djathi
1 gotë ujë për zierjen e pastave
50 gram djathë parmixhano i grirë
1 limon i shtrydhur

Përgatitja:
Ziej pastat sipas udhëzimeve dhe ruani një filxhan ujë për salcën. Shkrini gjalpin në një tigan, shtoni hudhrën dhe lëvoren e limonit. Përziejini për disa minuta dhe shtoni kungulleshkat e grira. Skuqni kungulleshkat dhe shtoni kremin e djathit, pastaj ujin e e ndarë nga zierja e pastave. Shtrydhni një limon dhe shtoni parmixhano. Përziejini mirë të gjitha dhe kaq!
Foto: freepic