• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pas sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë bisedë telefonike Rama-Stoltenberg

Pas sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë bisedë telefonike Rama-Stoltenberg
Tiranë, 14 shtator 2022 (MIA) - Pas sulmeve kibernetike ndaj institucioneve në Shqipëri nga ana e Iranit, përmes telefonit kanë biseduar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Sipas mediave shqiptare Stoltenberg përmes një shkrimi në Tuiter thekson se NATO do të ofrojë mbështetje dhe solidaritet të plotë me Shqipërinë.
"Për sulmet kibernetike kundër aleatit tonë Shqipërisë, të cilat shumë aleatë ia atribuan Iranit. NATO do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe të qëndrojë në solidaritet të plotë me Shqipërinë", shkroi Stoltenberg.
Për çështjen e njëjtë Rama dje përmes telefonit ka biseduar me sekretarin shtetëror amerikan, Entoni Blinken i cili e ka dënuar sulmin e 9 shtatorit ndaj sistemeve kufitare të kontrollit në Shqipëri, i cili vijoi pas sulmeve kibernetike të Iranit ndaj sistemeve qeveritare të Shqipërisë më 15 korrik.
Blinken e ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet SHBA-së dhe Shqipërisë, si aleat në NATO, për sigurinë rajonale. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR