Pas rreth dy orë bllokadë hapet vendkalimi kufitar Evzoni - bllokadë e re e mundshme pasdite
- Pas rreth dy orësh bllokadë, vendkalimi kufitar Evzoni për hyrje dhe dalje nga Greqia, përsëri është hapur, por nuk përjashtohet mundësia që, si në dy ditët e kaluara, kështu dhe sot pasdite të mbyllet përsëri për disa orë, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Ramize Qamili
- 15:47, 3 dhjetor, 2025
Athinë, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Pas rreth dy orë bllokadë, vendkalimi kufitar Evzoni për hyrje dhe dalje nga Greqia, përsëri është hapur, por nuk përjashtohet mundësia që, si në dy ditët e kaluara, kështu dhe sot pasdite të mbyllet përsëri për disa orë, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.
Në anën greke të kufirit, janë parkuar rreth 150 traktorë dhe automjete.
Siç publikoi më herët MIA, fermerët nga pjesa veriore e Greqisë, nga rajoni i Peonisë, pak pas orës 12 sipas kohës lokale, sërish e mbyllën vendkalimin kufitar Evzoni në drejtim të vendit tonë, duke ndërprerë plotësisht komunikacionin për të gjitha automjetet si për dalje nga Greqia ashtu edhe për hyrje në vend.
Praktika e fermerëve, ashtu si në vitet e kaluara gjatë protestave të tyre, është të mos paralajmërojnë bllokimet, duke pasur parasysh se traktorët dhe mjetet bujqësore janë të parkuara në vendkalim dhe qëndrojnë aty, ndërsa në mbledhjet e përditshme, komisionet kompetente bujqësore vendosin se kur dhe për sa kohë do të bllokojnë.
Fermerët në të gjithë Greqinë kanë ngritur bllokada, paradite u përpoqën të arrinin në vendkalimin kufitar të Promahonas me Bullgarinë, ku arritën të anashkalonin bllokadën e policisë.
Në rajonin Evros në Greqinë verilindore, në vendkalimin kufitar Kipi me Turqinë janë pakruar rreth 200 traktorë është mbyllur komunikacioni për kamionët.
Mbi 4.000 traktërë janë përfshirë në bllokadën në rajonin e gjërë të Thesalisë, ndërsa në disa vende është mbyllur autostrada Selanik-Athinë.
Fermerët grekë, protestat i filluan të dielën, kanë paralajmëruar një intensifikim gradual deri më 5 dhjetor, ndërsa deri më tani nuk ka informacion se deri kur do të zgjasin. rq/
Foto: arkivi i MIA-s