• e hënë, 23 dhjetor 2024

Partia Popullore Evropiane votoi për mbështetje të Fon der Lajen për mandat të dytë në KE, rezultatet më vonë

Partia Popullore Evropiane votoi për mbështetje të Fon der Lajen për mandat të dytë në KE, rezultatet më vonë

Bukuresht, 7 mars 2024 (MIA) - Grupacioni udhëheqës politik evropian, Partia Popullore Evropiane (EPP) sot votoi për mbështetje të kryetares së Komsionit Evropian, Ursula fon der Lajen për mandat të saj të dytë, ndërsa rezultatet preliminare priten së shpejti.

Edhe pse Fiond der Lajen është kandidatja e vetme në listën e EPP, për fitore dhe duhet shumicë absolute, ndërsa si sfida kyçe për BE-në i ka theksuar luftrat në Ukrainë dhe Gaza, si dhe përforcimin e Kinës.

Kryetarja e KE-së gjatë kongresit të grupeve partiake të deputetëve në Bukuresht deklaroi se miqtë e presidentit rus Vladimir Putin përpiqen nga fillimi ta shënojnë historinë evropiane dhe ta vjedhin të ardhmen e saj, me këtë rast, "duke shpërndarë urrejtje përmes tastaturave".

“Evropa jonë paqësore dhe e lirë po përballet me sfida të paprecedentë nga populistët, nacionalistët dhe demagogët, të cilët duan të shkatërrojnë vlerat tona dhe Evropën”, tha Fon der Lajen. Ajo premtoi të përmirësojë ekonominë e Evropës, të godasë kontrabandën e migrantëve të paligjshëm në Union, do ta përforcojë konkurrencën dhe do t'i mbështesë fermerët për shkak të rritjes së shpenzimeve të jetesës, si dhe ndihmës më të madhe financiare dhe ushtarake për Ukrainën.

“Evropa aktualisht është në provë dhe ne po përballemi me shumë sfida. Le të votojmë kundër ekstremistëve dhe të lutemi të votojmë për partinë serioze të qendrës dhe në të njëjtën kohë më të madhen, që është Partia Popullore Evropiane”, tha Veber.

Pavarësisht rritjes së partive të ekstremit të djathtë dhe populiste në Union, EPP ka ruajtur një avantazh të qartë midis grupeve të tjera politike përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në qershor, tregojnë sondazhet e opinionit. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR