• e diel, 22 dhjetor 2024

Parlamenti kubanez e miratoi eutanazinë

Parlamenti kubanez e miratoi eutanazinë

Havana, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Kuba sot u bë vendi i dytë në Amerikën e Jugut dhe Karaibe që e miratoi eutanazinë.

Asambleja kombëtare e këtij vendi, pas Kolumbisë, miratoi masën si pjesë e ligjit që e formon kuadrin ligjor të kombit për një sistem shëndetësor universal dhe falas.

“E drejta e njerëzve për të vdekur me dinjitet njihet në vendimet për fundin e jetës, të cilat mund të përfshijnë kufizimin e përpjekjeve terapeutike, kujdesin e vazhdueshëm ose paliativ dhe procedurat e vlefshme për fundin e jetës”, thuhej në draftin përfundimtar të ligjit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR