• e shtunë, 11 janar 2025

Parlamenti Evropian e ka miratuar Buxhetin e BE-së për vitin 2025  

Parlamenti Evropian e ka miratuar Buxhetin e BE-së për vitin 2025  

Bruksel, 27 nëntor 2024 (MIA) - Parlamenti Evropian sot në mbledhje në Strasburg me 418 vota "pro", 185 "kundër" dhe 67 "abstenime" e ka miratuar Buxhetin e BE-së për vitin 2025, në vlerë të përgjithshme prej mbi 199,4 miliardë euro, nga të cilët 800,5 milionë euro dedikohen për reagimin e nevojave të paparashikueshme.

Buxheti është miratuar mes përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe vendeve-anëtare të Unionit më 16 nëntor, me ç'rast Këshilli i BE-së të hënën dha "dritë jeshile" për miratimin e tij.

Me insistim e eurodeputetëve në buxhet janë siguruar më shumë mjete për përballje më efikase me sfidat në shëndetësi, ndihma humanitare, menaxhim me kufijtë dhe aktivitetet klimatike.

Kështu, 230,7 milionë euro shtesë janë dedikuar për kërkime shkencore, kujdesin shëndetësor, arsimin, fermerët e rinj, sigurimet shoqërore, reagimin ndaj fatkeqësive natyrore, veprimet klimatike, ndihmën humanitare, lëvizshmërinë ushtarake dhe kontrollet kufitare. Përveç kësaj, financimi shtesë prej 422 milionë eurosh është siguruar për programin Erasmus+ dhe 20 milionë euro për nismën Horizont Evropa.

Sipas kryetarit të Komitetit të Buxhetit të PE-së, eurodeputeti belg Johan Van Overtvelt, buxheti synon të përballet me sfida urgjente, si agresioni rus kundër Ukrainës, presionet aktuale të migracionit, përshkallëzimi i krizës në Lindjen e Mesme, ndikimi i fatkeqësive natyrore dhe konkurrenca e ekonomive evropiane.

"Kjo do të sigurojë që BE-ja mund t'i përgjigjet në mënyrë efektive këtyre realiteteve urgjente", shtoi Van Overtvelt.

Raportuesi i PE-së për Buxhetin për vitin 2025, eurodeputeti Viktor Negresku deklaroi se me pothuajse 200 miliardë euro, kjo kornizë buxjetore është për gjashtë për qind më e madhe nga ajo e këtij viti, me çka janë siguruar edhe 10 miliard euro për "nevojat e evropianëve" dhe për riukuperimin ekonomik të Unionit pas pandemisë së Kovidit.

Pas miratimit të Buxhetit për vitin 2025 nga ana e eurodeputetëve, kryetarja e Europarlamentit, Roberta Mecola e nënshkroi vendimin për miratimin e tij dhe tani mbetet që ai të shpallet në Gazetën zyrtare të BE-së. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR