• e enjte, 26 dhjetor 2024

Paris: Reshjet e rrëmbyeshme kanë vërshuar rrugë dhe stacione të metrove dhe e kanë çrregulluar komunikacionin

Paris: Reshjet e rrëmbyeshme kanë vërshuar rrugë dhe stacione të metrove dhe e kanë çrregulluar komunikacionin
Paris, 16 gusht 2022 (MIA) – Pas valës së ngrohtë disa javore, pasdite ka rënë shi i rrëmbyeshëm në Paris, duke shkaktuar vërshime të shumta në rrugë dhe stacione të metrosë. Sipas Kanalit Meteo, për më pak se një orë kanë rënë 10 deri në 40 mm shi, që është e barabartë me dy deri në tre javë shi, njofton korrespondenti i MIA-s. Në lagjen e 15-të të kryeqytetit, shfrytëzuesit e stacionit Ballard është dashur t'i lënë këmbët në ujë për të kaluar deri në platformat, sepse uji ka hyrë në stacion. Pas pas orës 18:00, disa stacione menjëherë e kanë mbyllur qasjen për shkak të motit të ligë. Edhe krahas stacioneve të mbyllura, "komunikacioni është normal”, deklaroi zëdhënësi i RATP-së. Komunikacioni nga ana tjetër, ishte "në ndërprerje në të gjithë linjën Orlival", që e mban lidhjen midis stacionit Antonij të RER B dhe aeroportit Orli. Komunikacioni nëpër rrugë është goditur për shkak të bulevardeve të vërshuara, tregojnë fotot e shumta të publikuara në rrjetet sociale. Ngadalësim të komunikacionit ka vërejtur edhe SNCF-ja. Në linjën J midis Paris Sen Lazar dhe Ermon-Obon "kushtet e motit e prishin komunikacionin", theksohet në profilin në Tuiter të hekurudhës shtetërore. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR