Paraburgim për shtetasin e Shqipërisë për shkak të ofrimit të ryshfetit
- Post By Fortuna Bakija
- 14:45, 27 gusht, 2022

Shkup, 27 gusht 2022 (MIA) - Për shkak të ofrimit të ryshfetit në ora 20:05 minuta në vendkalimin kufitar "Bllacë" në hyrje për në vend është arrestuar O.B. (43) nga Shqipëria.
Siç informon MPB-ja, O.B. i cili ishte zëvendës shofer i autobusit me targa kombëtare shqiptare, ka hyrë në hapësirën zyrtare të udhëheqësit të turnit i ka ofruar 50 euro gjoja të përshpejtohet kontrolli i pasaportave të udhëtarëve.
“Menjëherë është privuar nga liria dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, i cili ka urdhëruar që personi të arrestohet dhe kundër tij është parashtruar kallëzim penal, pas çka i është caktuar masë e paraburgimit"kumtoi MPB-ja. fb/