• e hënë, 23 dhjetor 2024

Para protestës së nesërme antiqeveritare Berisha bëri thirrje në prani masive, policia e ka ngritur gatishmërinë

Para protestës së nesërme antiqeveritare Berisha bëri thirrje në prani masive, policia e ka ngritur gatishmërinë
Tiranë, 11 nëntor 2022 (MIA) - Para protestës së nesërme antiqeveritare të thirrur nga opozita, lideri demokrat Sali Berisha përmes një videomesazhi në rrjetet sociale u bëri thirrje qytetarëve që të jenë sa më masive. "Është radha juaj të tregoni veten, për të ardhmen dhe për Shqipërinë. Nëse ndiheni të pakënaqur me realitetin e sotëm politik, duhet t'i bashkoheni protestës së madhe për të marrë nën kontroll vendin dhe të ardhmen. Prania juaj në protestë nuk është akt partiak, por tentativë për të shpëtuar të ardhmen tuaj dhe vendin tuaj në rrezik", thekson Berisha. Protesta me moton “Ta shpëtojmë Shqipërinë” do të fillojë në orën 16:00 para Qeverisë në Tiranë. Leje nga policia ka për dy orë, por siç tha Berisha më herët, për kohëzgjatjen do të vendosë populli. Do të mbajnë fjalime 20 folës, mes të cilëve Berisha dhe Ilir Meta. Ndërkohë policia ka ngritur alarmin. Tashmë është shtuar prezenca e sigurisë rreth qeverisë dhe sipas paralajmërimeve për protestën e nesërme janë punësuar mbi një mijë pjesëtarë të policisë nga të gjithë sektorët. Protesta e nesërme konsiderohet një provë për liderët e opozitës, të cilët duhet të tejkalojnë pjesëmarrjen në mitingun e 7 korrikut për të konfirmuar mbështetjen e njerëzve, për të cilët vazhdimisht flasin. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR