• e hënë, 23 dhjetor 2024

Papa në Hungari e ftoi Evropa të që bashkohet për t'i dhënë fund luftës në tokën e saj

Papa në Hungari e ftoi Evropa të që bashkohet për t'i dhënë fund luftës në tokën e saj

Budapest, 28 prill 2023 (MIA) - Papa Françesku sot e ka dënuar "militanizmin e adoleshentëve" e cila e ka kthyer luftën në territorin e Evropës dhe tha se kontineti duhet ta ripërtërijë frymën e unitetit të qetë që të përballet me luftën që Rusia e udhëheq kundër Ukrainës. 

Papa Françesku e theksoi vizionin e tij për të ardhmen e Evroppës në fillim të vizitës së tij treditore në Hungari.

Ai kërkoi nga Bashkimi Evropian që të miratojë rrugë të sigurta dhe legale për hyrje të emigrantëve në territorin e saj, ndërsa qeveria hungareze të mos e bëjë Evropën "peng" të kërkesave populiste.

Franpesku përkujtoi në idealet që kanë qenë bazë për krijimin e Unionit dhe shprehu keqardhje që ato ideale janë zëvendësuar me rënien e nacionalizmit dhe "militanizmin e adoleshentëve".

"Duket se ne jemi dëshmitarë të muzgut të trishtuar të asaj ëndrre korale të paqes dhe se solistët e luftës kanë avantazh" tha kreu i Kishës katolike të Romës.

Ai shtoi: "Në këtë udhëkryq historik, Evropa është vendimtare... Ajo është thirrur të marrë rolin e saj të vërtetë, që është të bashkojë të huajt dhe të mirëpresë popujt e tjerë dhe të refuzojë të marrë këdo qoftë si armik të përjetshëm". mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR