• e diel, 01 shkurt 2026

Papa Leoni i Katërmbëdhjetë e ka mbyllur Derën e shenjtë të Bazilikës së "Shën Pjetrit"

Papa Leoni i Katërmbëdhjetë e ka mbyllur Derën e shenjtë të Bazilikës së

Shkup, 6 janar 2025 (MIA) - Papa Leoni i Katërmbëdhjetë e ka mbyllur sot Derën e shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, duke i dhënë fund zyrtarisht Vitit të Shenjtë. Jubileu i ardhshëm nuk pritet para vitit 2033, kur Kisha mund të organizojë një jubile të veçantë për të shënuar 2.000 vjet nga vdekja e Jezusit.

Papa u bëri thirrje të krishterëve në të gjithë botën që të ndihmojnë ata që kanë nevojë dhe të sillen ndaj të huajtve me mirësi. Leoni i Katërmb[dhjetë, i cili e ka vendosur kujdesin ndaj emigrantëve në fokus të papatit të tij, tha në një ceremoni në Vatikan se numri rekord prej 33,5 milionë pelegrinëve që vizituan Romën gjatë Vitit të shenjtë duhet të kishin mësuar se njerëzit nuk duhet të trajtohen thjesht si "mall" ose si punë e zakonshme.

"Rreth nesh është një ekonomi e shtrembëruar që përpiqet të përfitojë nga gjithçka. A do të jemi më të përgatitur pas këtij viti për të njohur besimtarin te vizitori, azilkërkuesin te i huaji, fqinjin te emigranti?” pyeti Papa.

Vitet e shenjta, ose jubiletë, zakonisht organizohen çdo 25 vjet dhe konsiderohen kohë paqeje, faljeje dhe pajtimi. Besimtarët në Romë mund të hyjnë përmes një "Dere të shenjtë" të veçantë në katër nga bazilikat e Romës dhe mund të marrin pjesë në audiencat papnore gjatë gjithë vitit. mb/

Foto: ANSA

QËNDRONI TË LIDHUR