• e enjte, 26 dhjetor 2024

Papa Françesku e përshëndeti rimëkëmbjen e eksporteve të grurit nga Ukraina si "shenjë shprese"

Papa Françesku e përshëndeti rimëkëmbjen e eksporteve të grurit nga Ukraina si
Romë, 7 gusht 2022 (MIA) – Papa Françesku sot në lutjen e rregullt të së dielës nga sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan e përshëndeti rifillimin e eksportit të grurit ukrainas si "shenjë shprese" që e sheh si dëshmi se "dialogu është i mundur" për të përfunduar luftën në Ukrainë. "Dua të mirëpres me kënaqësi nisjen e anijeve me grurë nga portet e Ukrainës. Kjo tregon se është e mundur të zhvillohet dialog dhe të arrihen rezultate nga të cilat do të përfitojnë të gjithë", tha papa Françesku duke iu drejtuar besimtarëve nga Shën Pjetri gjatë festës tradicionale të Engjëllit. "Ajo ngjarje është gjithashtu shenjë shprese dhe shpresoj nga zemra se do të jetë e mundur të ndalen luftimet dhe të arrihet paqe e drejtë dhe e qëndrueshme", shtoi ati i shenjtë. Katër anije që transportonin produkte ukrainase lundruan sot nga portet ukrainase në Detin e Zi si pjesë e marrëveshjes për të zhbllokuar eksportet detare të vendit, kumtuan autoritetet ukrainase dhe turke. Katër anije do të transportojnë më shumë se 160.000 ton misër dhe ushqime të tjera. Para pushtimit, Rusia dhe Ukraina së bashku përbënin pothuajse një të tretën e eksporteve botërore të grurit. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR