• e enjte, 04 dhjetor 2025

Palestinezët thonë se 50 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Gazë

Palestinezët thonë se 50 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Gazë

Tel Aviv, 12 shtator 2025 (MIA) - Pesëdhjetë persona janë vrarë në sulmet izraelite ndaj objektivave në Rripin e Gazës, kumtuan sot burime mjekësore palestineze, ndërsa shumë prej rasteve të vdekjes kanë ndodhur në qytetin e Gazës. 

Pesëdhjetë persona janë vrarë që nga mëngjesi, prej të cilëve 37 në veri të Rripit të Gazës. 

Katërmbëdhjetë persona janë vrarë në një sulm ajror izraelit vetëm në veri të qytetit të Gazës, kumtuan burimet mjekësore. 

Mediat palestineze publikuan se bëhet fjalë për anëtarë të një familjeje, shtëpia e së cilës u godit. 

Shumë persona ende janë nën rrënojat e objekteve, sipas raporteve të pakonfirmuara. 

Ushtria izraelite kumtoi se do të kryejë një hetim. 

Ndërkohë, zëdhënësi i armatës publikoi një listë të të gjitha zonave në të cilën banorët e qytetit të Gazës mund të ikin, ndërsa Izraeli përgatit një operacion për të marrë kontrollin e qytetit. 

Ato përfshijnë Nusejrat dhe Deir al-Balah në qendër të Rripit të Gazës, si dhe disa lagje të Kan Junis në jug të territorit palestinez. 

"Armata do të përdorë forcën në zonën e qytetit të Gazës, siç bëri në të gjithë Rripin e Gazës. Për sigurinë tuaj, ju lutemi shkoni menjëherë në zonat e specifikuara", shkroi zëdhënësi i ushtrisë, Aviçai Adrae në gjuhën arabe në postim në "Iks". 

Qindra mijëra palestinezë u thuhet të largohen nga qyteti më i madh në Rripin e Gazës përpara se ai të vihet nën kontrollin izraelit. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR