Pakistani dakordohet që të vazhdojë dialogun me talebanët afganë në Stamboll
- Pakistani ka rënë dakord të vazhdojë dialogun me talebanët afganë në Stamboll me kërkesë të talebanëve dhe Turqisë, kumtuan sot burimet e sigurisë pakistaneze.
- Post By Ramize Qamili
- 11:33, 30 tetor, 2025
Islamabad, 30 tetor 2025 (MIA) - Pakistani ka rënë dakord të vazhdojë dialogun me talebanët afganë në Stamboll me kërkesë të talebanëve dhe Turqisë, kumtuan sot burimet e sigurisë pakistaneze.
Burime pë Sinhua thanë se delegacioni pakistanez i cili duhej të largohej, tani do të mbetet në Stamboll për të vazhduar bisedimet.
"Është vendosur të vazhdohet procesi i negociatave me qëllim që t’i jepet paqes një shans tjetër", theksoi një nga burimet.
Burimet shtuan se raundi i ardhshëm i bisedimeve do të fokusohet në kërkesën kryesore të Pakistanit që Afganistani të marrë masa të qarta, të verifikueshme dhe efektive kundër grupeve terroriste të cilat veprojnë nga territori i tij.
Ministri federal i informacionit dhe radiodifuzionit të Pakistanit, Atallah Tarar, deklaroi se raundi i fundit i dialogut midis Pakistanit dhe Afganistanit i mbajtur në Stamboll "nuk dha asnjë zgjidhje të pranueshme". rq/
Foto: arkivi i MIA-s