• e enjte, 04 dhjetor 2025

Pakistan: Rreth 300 të vdekur në reshjet monsune që nga qershori

Pakistan: Rreth 300 të vdekur në reshjet monsune që nga qershori

Islamabad, 31 korrik 2025 (MIA) - Nga reshjet monsune të cilat goditën Pakistanin në fund të qershorit jetën e kanë humbur gjithsej 300 persona, ndërsa më shumë se 700 të tjerë janë lënduar, kumtoi Agjencia nacionale për menaxhimin e fatkeqësive (NDMA).

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur gjashtë persona, ndërsa dy janë lënduar.

Nga 26 qershori deri më sot, gjithsej 295 persona e kanë humbur jetën, ndërsa rreth 700 janë lënduar si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, përmbytjeve të menjëhershme, shembjes së çative dhe goditjeve elektrike. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR