Pakistan: Në përleshjet mes sunitëve dhe shiitëve kanë humbur jetën të paktën 130 persona
- Në përleshjet mes shiitëve dhe sunitëve në veriperëndim të Pakistanit në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 persona, ndërsa 27 janë plagosur, kanë njoftuar zyrtarët lokalë.
Islamabad, 1 dhjetor 2024 (MIA) - Në përleshjet mes shiitëve dhe sunitëve në veriperëndim të Pakistanit në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 persona, ndërsa 27 janë plagosur, kanë njoftuar zyrtarët lokalë.
Dhuna është përshkallëzuar në distriktin Kuram të provincës Hajber Patunkhva më 21 nëntor, kur u hap zjarr ndaj një karvani civil, duke vrarë 52 njerëz, shumica prej të cilëve shiitë. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por ai shkaktoi sulme hakmarrëse në disa zona.
Më shumë se 130 persona janë vrarë që nga fillimi i përleshjeve deri më sot. Zyrtarët e qeverisë ranë dakord për një armëpushim shtatëditor më 24 nëntor, i cili nuk u respektua. Negociatat e reja po zhvillohen midis krerëve fisnorë.
Myslimanët shiitë përbëjnë rreth 15 për qind të 240 milionë njerëzve në Pakistanin me shumicë sunite, i cili ka një histori armiqësie fetare midis shiitëve dhe sunitëve. mb/
Foto: MIA