• e premte, 22 nëntor 2024

Përmbytje në Spanjë

Përmbytje në Spanjë

Madrid, 29 tetor 2024 (MIA) - Reshjet e dendura të shiut, të shkaktuara nga ajri i ftohtë që lëviz nëpër Spanjën juglindore, sot i kanë përmbytur rrugët dhe qytetet, për shkak të së cilës autoritetet në zonat më të goditura i kanë paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe t'i shmangin të gjitha udhëtimet, të cilat nuk janë të domosdoshme.

Agjencia shtetërore meteorologjike e Spanjës AEMET ka shpallur alarmin e kuq në Valencia dhe nivelin e dytë më të lartë të alarmit në pjesë të Andaluzisë në jug, ku një tren doli nga shinat për shkak të shiut të dendur, por askush nuk u lëndua.

AEMET paralajmëron se më e goditura do të jetë Valencia, ku pritet të bien më shumë se nëntë milimetra shi në një orë ose 180 milimetra në më pak se 12 orë. mb/

Foto: X skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR