• e enjte, 04 dhjetor 2025

Përleshje midis protestuesve dhe policisë para hapësirave të partisë në pushtet Likud në Izrael

Përleshje midis protestuesve dhe policisë para hapësirave të partisë në pushtet Likud në Izrael

Tel Aviv, 18 gusht 2025 (MIA) - Pas tubimit të mbrëmshëm masiv në Tel Aviv për përkrahje të pengjeve, qindra protestues u nisën drejt selisë së afërt të partisë Likud, të kryeministrit Benjamin Netanjahu, ku ndezën një zjarr të madh dhe u përleshën me policinë.

Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë si policia duke shtypur me dhunë protestuesit, të cilët bien daulle dhe brohorasin slogane antiqeveritare, publikoi "Tajms of Izrael".

Paraprakisht, policia izraelite kumtoi se rreth 220.000 persona u tubuan mbrëmë në Sheshin e pengjeve në Tel Aviv dhe rrugët përreth për protestën e organizuar nga Forumi i familjeve të pengjeve dhe personave të zhdukur.

Rreth 150.000 persona u tubuan në shesh, ndërsa 70.000 iu bashkuan marshimit, i cili, së bashku me anëtarët e familjeve të pengjeve, filloi nga stacioni hekurudhor Savidor deri në pikën e grumbullimit, publikoi "Tajms of izrael". rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR