• e shtunë, 23 nëntor 2024

Përfundoi kriza e pengjeve në aeroportin e Hamburgut pas 18 orëve pasi që një burrë iu dorëzua policisë

Përfundoi kriza e pengjeve në aeroportin e Hamburgut pas 18 orëve pasi që një burrë iu dorëzua policisë

Hamburg, 5 nëntor 2023 (MIA) - Ka përfunduar kriza e pengjeve në aeroportin e Hamburgut, 18 orë pasi është arrestuar një burrë, i cili e mbantë peng vajzën e tij katërvjeçare.

Policia në Hamburg njoftoi në rrjetin social X se "kriza e pengjeve ka përfunduar. I dyshuari ka zbritur nga vetura me vajzën. Fëmija nuk duket të jetë i lënduar". Policia shtoi se burri është arrestuar pa rezistencë.

Aeroporti në Hamburg është mbyllur për udhëtarë, ndërsa fluturimet janë anuluar që nga mbrëmja e së shtunës kur një person i armatosur depërtoi portën e aeroportit me automjetin e tij dhe qëlloi dy të shtëna në ajër, njoftoi DPA. Burri më pas drejtoi automjetin përpara ndërtesës së terminalit dhe e parkoi atë nën aeroplan.

Autoritetet thanë se gruaja e burrit i kishte kontaktuar më parë për rrëmbimin e fëmijës. Psikologu negocioi me burrin për më shumë se 18 orë. Askush nuk u lëndua gjatë incidentit. Policia tha se burri kishte në automjet vajzën e tij katërvjeçare, të cilën dyshohet se ia mori nënës së saj në një betejë për kujdestarinë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR