• e martë, 24 dhjetor 2024

Përfundoi Këshilli Qendror i BDI-së, u zgjodh kryesia e re

Përfundoi Këshilli Qendror i BDI-së, u zgjodh kryesia e re
Tetovë, 15 tetor 2022 (MIA) – Në Tetovë sot ka përfunduar mbledhja e Këshillit Qendror të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues të të ashtuquajturit "Grupi i zjarrit". Takimin e ka udhëhequr kryetari i partisë, Ali Ahmeti. Nënkryetarë të partisë u zgjodhën Izet Mexhiti, Arbër Ademi, Bajram Rexhepi dhe Arbana Pasholli. Sekretar Organizativ u zgjodh Blerim Bexheti, sekretar i Përgjithshëm Faton Ahmeti dhe sekretare për mundësi të barabarta Saranda Imeri. Në Këshillin Qendror do të jenë Ali Ahmeti, Ramiz Merko, Jeton Shaqiri, Fatmir Dehari, Kreshnik Bekteshi, Talat Xhaferi, Nevzat Bejta, Valdet Xhaferi, Teuta Arifi, Xhevat Ademi, Artan Grubi, Bujar Osmani, Visar Ganiu, Nazim Bushi, Ejup Halimi, Arian Daci, Besnik Emshiu, Mirsad Ibrahimi, Ardita Dani, Bilent Sali, Resi Abdurrahmani, Shergil Beqiri, Shaban Memeti, Artin Spahiu dhe Emir Sulejmani. Kryetari Ahmeti propozoi për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës Musa Xhaferin, Bekim Nezirin, Juamin Sinanin, Zenun Matjanin, Memet Selamin, Shukri Masuricën dhe Nedim Ramizin. Talat Xhaferi në mbledhje ka kërkuar që të shtohen edhe 11 anëtarë, por ky propozim është kundërshtuar menjëherë nga Musa Xhaferi. Propozimi i Talat Xhaferit nuk u pranua, pasi shumica nuk e votoi propozimin e tij, pas së cilës ai u largua nga mbledhja. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR