• e enjte, 04 dhjetor 2025

Përfaqësues amerikanë dhe ukrainas bisedojnë për planin e paqes për përfundimin e luftës në Ukrainë

Përfaqësues amerikanë dhe ukrainas bisedojnë për planin e paqes për përfundimin e luftës në Ukrainë

Uashington, 30 nëntor 2025 (MIA) - Bisedimet midis delegacioneve ukrainase dhe amerikane për planin e paqes për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë filluan sot në SHBA.

Këtë e komunikoi sekretari i Këshillit për Siguri dhe Mbrojtje Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, i cituar nga agjencia ukrainase e lajmeve Ukrinform.

"Në SHBA ka filluar tashmë takimi midis delegacioneve të Ukrainës dhe SHBA-së për hapat drejt arritjes së paqes së drejtë", tha Umerov.

Ai shtoi se mbetet në kontakt të vazhdueshëm me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.

"Ne kemi udhëzime dhe prioritete të qarta - mbrojtja e interesave të Ukrainës, dialogu substancial, përparimi drejt asaj që u arrit në Gjenevë", tha Umerov.

Më 23 nëntor, përfaqësues të Ukrainës, SHBA-së dhe Evropës u takuan në Gjenevë për të diskutuar planin e paqes të propozuar nga Uashingtoni për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Pas negociatave, palët konfirmuan se çdo marrëveshje e ardhshme duhet të respektojë plotësisht sovranitetin e Ukrainës dhe të garantojë një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë", nënvizoi Ukrinform. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR